Konfirmohet me koroanvirus një tjetër mjek i njohur

TIRANE

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se ka shkuar në 333 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Ndër personat e infektuar është edhe mjeku dhe pedagogu Roland Xhaxho i cili është shtruar në spitalin Infektiv në kryeqytet.

Mësohet se Roland Xhaxho ka qenë një nga personat kryesorë në përshtatjen e shërbimeve të reanimacionit në përballje me pandeminë e koronavirusit. Fatkeqësisht ai ka kontraktuar virusin dhe tani është shtruar në spital.

Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i të shëruarve në vend shkoi në 99 mes tyre dhe tre mjekë për fat të mirë me tyre edhe mjeku i njohur në pension Dhimitër Kraja.