Nuk pranuan ta anulonin, çifti gjen zgjidhjen ideale për tu martuar

Nga dasma, varrimet, festa ditëlindjet, e deri te shkatërrimi i ekonomisë globale janë vetëm disa nga pasojat e koronavirusit.

Në shumë aspekte, kjo dasmë ishte si të gjitha të tjerat.

Kur ishin gati që eventi të fillonte, ata shkuan në dhomën e ndenjës dhe u bashkuan me anëtarë të tjerë të familjes për të parë live se si djali i tyre martohej, 12874 km larg tyre, në Arizona. Disa anëtarë të familes do të fluturonin nga Neë Delhi për dasmën, por ditën e nisjes fluturimet u anuluan.

Udhëtimi ishte planifikuar që prej një viti, por në këtë situatë u desh të gjendej një zgjidhje alternative. Dasma me 150 të ftuar u kthye në një telefonatë me kamera. Vetë dhëndri ishte në një avio nga Londra në Feniks, kur mori vesh që dasma nuk mund të vazhdonte sipas planeve dhe mezi arriti në shtëpi në kohë.

Ai thotë se kjo ishte një mënyrë për të shijuar dasmën dhe të ndieje sado pak praninë e familjes.