Saimir Kodra me koronavirus? Gent Zenelaj hap emisionin i vetëm dhe jep lajmin e papritur

Drejtuesit e emisionit Stop kanë gjetur një mënyrë mjaft të çuditshme për të festuar 1 prillin.

Saimir Kodra, një nga drejtuesit e emision “Stop” është prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar mbrëmjen e sotme që në nisje të emisionit Gentian Zenelaj, i cili u shfaq i vetëm në studio, pa kolegun e tij.

“Forca Saimir. Ti do t’ja dalësh, jemi me ty”, ka thënë Zenelaj.

Nga ky moment telefonatat kanë vërshuar në telefonin e Saimir Kodrës. Por në fakt e gjitha kjo ka qenë një shaka në kuadër të “1 Prillit”.

“Ishte një shaka. Jam mirë. Nuk kam problem fare”, tha Saimiri i cili fill pas kësaj shakaje iu bashkua kolegut të tij, për të vijuar me emisionin.