Ish-banori i Big Brother me koronavirus, ka një thirrje për miqtë e tij

Petrit Bylykbashi është një ish-banor i “Big Brother Albania 4” dhe ka së fundmi ka zbuluar se është infektuar nga koronavirusi.

Përmes një postimi të gjatë në “Instagram”, ai shprehet se pasi mori përgjigjet e testit zbuloi se ishte positive ndaj koronavirusit.

Petriti u shpreh se është i sigurtë që do ta kalojë këtë sfidë duke u kërkuar njerëzve të mos panikosen por të rrinë në shtëpi.

Ndërsa u bëri thirrje gjithë miqve, kolegëve dhe shokëve që ka takuar gjatë kësaj periudhe që të marrin në telefon mjekët dhe të konsultohen me ta.

“Te dashtunit e mi,

Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.

Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme.

Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket.

Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia.

Ju dua shume ❤”, shkruan ai në postimin e tij.