SHBA parakalon Kinën dhe Italinë, zyrtarisht shteti më i prekur nga koronavirusi

SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të të prekurve nga Koronavirusi në mbarë botën, duke ia kaluar Kinës dhe Italisë. Vetëm brenda 24 orësh në SHBA janë konfirmuar 13.968 raste të reja, duke e çuar numrin në total 82.179, shifra më e lartë ndër vendet e prekura. Ndërkohë numri i viktimave është 1177 me 150 të vdekur për 24 orë.

Me këto shifra Italia mbetet sërish në vend të parë në numrin e viktimave. Situata paraqitet vërtetë e rëndë me 8215 viktima. Ndërsa numri i të infektuarve në total është 80689.

Ndërkohë në Kinë numërohen 81285 të infektuar dhe 3287 të vdekur.