Shkencëtarët: Ilaçi i artritit po shëron 95 përqind të pacientëve në gjendje të rëndë nga koronavirusi

Ilaçi i artritit që po përdoret për të trajtuar koronavirusin në Kinë, shëroi 95 përqind të pacientëve me sëmundje kritike, kanë pohuar shkencëtarët.

Tocilizumab, i tregtuar si Actemra, merret nga pacientë me artrit reumatoid për të ulur inflamacionin, raporton Dailymail.

Mjekët kinezë ua dhanë 20 pacientëve gjatë pikut të epidemisë së vendit dhe pretendojnë se 19 u larguan nga spitali brenda dy javësh.

Zbulimet vijnë pasi shkencëtarët në të gjithë botën, urgjentisht kërkojnë mënyra të reja për të luftuar infeksionin vdekjeprurës, i cili deri më tani ka prekur pothuajse 450,000 njerëz dhe ka vrarë pothuajse 20,000.

Për shkak se tocilizumab është një ilaç ekzistues, ai mund të gjurmohet shpejt në eksperimente.

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë që prej asaj kohe kanë aprovuar ‘Actemra’ për të trajtuar pacientët me koronavirus me dëmtim serioz të mushkërive, si rezultat i inflamacionit të lartë.

Tashmë këtij ilaçi i është ndezur drita jeshile nga FDA për tu provuar ndaj pacientëve në SHBA.

Deri tani asnjë pacient në Mbretërinë e Bashkuar nuk është kuruar me ilaçin e artritit.