Qëndron e izoluar në shtëpi, Merkel bën sërish testin për koronavirus

GJERMANI

Kancelarja gjermane, Angela Merkel rezulton negative edhe në testin e dytë të Koronavirusit, por pavarësisht kësaj ajo vijon të jetë në karantinë.

Lajmin e jep vetë zëdhënësi i qeverisë në Berlin, i cili shton se, 65-vjeçarja është duke punuar nga banesa e saj në kryeqytetin gjerman.

Shqetësimi për kancelaren erdhi pasi u zbulua se një mjek që së fundmi i bëri asaj një vaksinë kishte dalë pozitiv në testet për COVID-19.

“Kancelarja vazhdon të punojë nga karantina në shtëpi dhe do të testohet përsëri në fillim të javës tjetër”, thotë zëdhënësi.

Lajmi erdhi ndërsa niveli i infeksioneve të reja në Gjermani ra nga 21 në 15% ditën e sotme, ndërsa shkalla e vdekjes së vendit mbeti jashtëzakonisht e ulët.

Shifrat zyrtare nga instituti shëndetësor ‘Robert Koch’ treguan se numri i përgjithshëm i rasteve në Gjermani u rrit me 4,118, duke shkuar nga 27.436 në 31.554

Numri i vdekjeve u ngjit në 35, duke u rritur nga 114 në 149,  një normë e përgjithshme e vdekjeve nën 0.5%, shumë më e ulët se fqinjët evropianë të Gjermanisë.