Mirani zbulon të vërtetën e hidhur, ja ç’ndodh në episodet e ardhshme

Haruni do të vazhdojë të flasë me njeriun misterioz duke marrë udhëzime.

Xhihani me Azadin shkojnë në hotelin e Asllanbejlerëve

Çfarë pretendojnë ata nga bashkëponësia?

Azize dhe Shukrani do të përplasen ashpër dhe një e vërtetë e madhe del për herë të parë në skenë.

Si do të reagojë Mirani kur ta dëgjojë?

Mirani do të shikojë një ëndërr të keqe dhe kjo do ta forcojë akoma më tepër lidhjen me gjyshen e tij.

Hanifeja do të kërkojë në shtëpinë e Shadolluve për letrën që i ka kërkuar Haruni.

A do të arrijë ajo ta gjejë këtë letër të rëndësishme në të cilën fshihet e vërteta?

Takimi i Nasuhut me Filiposin do të nxjerrë në skenë një sekret të vjetër.

Mirani shkon te shtëpia e Shadolluve dhe përplaset ashpër me Hazarin.

Hazari shkon i pikëlluar te varri i Dilshahës por aty do të ndeshet sërish me Miranin.

Çfarë e vërtete nga e kaluara do të dalë kësaj here në skenë?

Firati do t’i kërkojë Esmës të vërtetën.

Çfarë do t’i thotë ajo dhe pse ai do të tronditet kaq shumë?

Kush i kërkoi Hanifesë t’ia jepte letrën e Dilshahës Hazarit dhe për çfarë qëllimi?

Mirani është i tronditur nga ajo që zbuloi.

Ai do t’i kërkojë llogari Azizezë për të vërtetën duke i treguar letrën e Hazarit.
Por si do të reagojë ajo?

Azize do të takohet me Hanifenë dhe do ta akuzojë për tradhti.

Si do të rrjedhin ngjarjet mes Jarenit dhe Harunit, pasi ky i fundi vazhdon lojën e tij të dyfishtë pa rënë në sy?!

Gënyli do të shkojë te zyrat e kompanisë.

Çfarë do t’i kërkojë ajo Feratit?

Hazari do të shkojë te shtëpia e Asllanbejlerëve për t’u takuar me Shukranin.

Për çfarë e ka thirrur kjo e fundit dhe si do të reagojë Azizeja kur ta shohë?!