Masat e reja shtrënguese, Arian Çani kundër Ramës: Na mbylli i gjati, ka 20 vjet që…

Masat e reja nga qeveria nuk u kanë pëlqyer të gjithëve, madje nga ana e medieve ata cilësohen si tepër të rënda.

Moderatori Arian Çani ka bërë një postim shpërthyes, pasi në emisionin e fundit kishte vetëm një të ftuar sepse Autoriteti i Mediave Audiovizive dha urdhër që të mos lejohen më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive, pasi në të kundërt dënohen me gjobë një milion lekë.

“Na mbylli i Gjatiiii… Ka 20 vjet që e pret këtë ditë… Putain”, kështu e fillon postimin e tij Çani ndërsa ka dhe një mesazh për kryeministrin duke i thënë “futi një të mbyllur dhe rrjeteve sociale diarre dhe fli i qetë”.

Postimi i plotë:

“Na mbylli I Gjati na mbylliiiii… Ka 20 vjet qe e pret kete dite… Putain… Bravo Ramses! Bravo o Faraon i Egjiptit !!! Tani je qe je, futi nje te mbyllur dhe rrjeteve sociale diarre dhe fli i qete… Te erdhi dita dhe e meriton. Ke luftuar per kete dite… Jepi Rams. Merr hak fort. Askush s’e ka mendjen ne keto kohe kolerash. Madje shumica e banoreve idiote dhe analfabete te ketij katundi, do gezohen pa mase. Jepi Ramses Faraoni… Godit fort. Déguelasse!