Lule të vetmuara/ Ejlyl dhe Serkan marrin një vendim të rëndësishëm, ja ç’do ndodhë nesër

Nazan ndalon Serkanin të flasë me Ejlylin. Feride kritikon Nerimanin që e la Ejlylin të kthehej në shtëpinë e saj.

Ajo i premton vajzave se nuk do ta lërë Ejlylin në atë shtëpi. Feride shkon tek Mesude dhe i bërtet që nuk e beson vajzën e saj.

Ejlyl jeton me frikë në shtëpi dhe i lutet Ferides ta marrë me vete. Kemal ia mbush mendjen me gënjeshtra Mesudes. Kjo e fundit nuk e lejon Ejlylin të kthehet në jetimore. Ejlyl mohon nënën e saj.

Neriman gjen pa ndjenja Banun. Ejlyl qëndron gjithë natën zgjuar duke patur frikë nga Kemali. Kaderit i mungon e ëma dhe lëndohet nga fakti që Banu nuk e ndjen mungesën e saj.

Toprak i premton Ejlylit se Ferideja do bëjë të pamundurën për ta marrë në jetimore. Mesude vendos ta rikthejë Ejlylin në shkollën e vjetër. Ndërsa Nazan vendos ta çojë Serkanin jashtë shtetit.

Ejlyl dhe Serkan kanë frikë se nuk do ta shohin më njëri-tjetrin. Ata vendosin të largohen nga shtëpitë dhe të jetojnë së bashku.