Konfirmohet me koronavirus një specializante në QSUT

Raportohet se një specializante mjekësie pranë QSUT-së në Tiranë është infektuar me koronavirus.

Bëhet me dije se specializantja pasi ka kryer analizat ka rezultuar pozitive, ndërkohë që mësohet se është izoluar në banesën e saj.

Sipas të dhënave nga burime pranë ISHP-së rreth 30% e testimeve që janë kryer u janë bërë stafeve mjekësore, çka tregon se vala e përhapjes te qytetarët mund të jetë shumë më e madhe.

Në spitalin Infektiv janë duke u trajtuar 20 raste me COVID, 3 prej të cilëve paraqesin gjendje më të rënduar shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër sipas ministrisë ka gjendje më të stabilizuar.