Rikthehen serialet meksikane, aktorët tuaj të preferuar do ju mbajnë të mbërthyer pas telenovelës së re

Më në fund duket se Tring po i plotëson shijet e shikuesve dhe tashmë do ta mbushë programacionin me serialet e Televisa, me të cilat shikuesit u mësuan dhe aktorët e të cilës i mbajtën të mbërthyer pas ekranit.

Meganews.al mëson se nga muaji Prill do të nisë trasmetimin një superprodhim me protagonistë Gabriel Soto dhe Irina Baeva.

“Vino el amor”, apo “Erdhi Dashuria” do të titullohet suksesi i radhës i Tring.

Telenovela prek tema të tilla si emigrimi meksikan në Shtetet e Bashkuara në kërkim të “ëndrrës amerikane”.