Gjendet e pajetë një grua e moshuar në Tiranë

Tiranë, 14 mars 2020

Trupi i një gruaje rreth 75 vjeçare është gjetur sot në lumin e Tiranës.

Forca të shumta policie e kanë nxjerrë nga lumi trupin e të moshuarës, me inicialet A.B.

Burimet bëjnë me dije se gruaja ka pasur probleme mendore, por rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende të paqarta.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 14.03.2020, rreth orës 10:45, në Lumë, poshtë Urës së Babrroit është gjetur e mbytur shtetesja A.B., rreth moshës 75 vjeçe.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.