Ku jeni, pse fshiheni o gangsterë shqiptarë?

Nga Bledi Mane

Për herë të parë pas kaq shumë dekadash në Tiranë dëgjohet kënga e zogjve. Nuk ka uturima dhe borie makinash, nuk zhurmon as mileti dhe qyteti nuk po i beson dot vetes së tij.

Nuk ka uturima dhe borie makinash, nuk zhurmon as mileti dhe qyteti nuk po i beson dot vetes së tij.

Thagma e virusit ka strukur cilindo brenda shtëpisë ndërsa rrugët, sheshet, lagjet po rigjenerohen nga mungesa e frymorëve.

E keni vënë re? Shqipëria ka 5 ditë pa vj edhje e pl agosje, pa ak sidente e pa vr asje, pa kr isma ka llashi e pa gja k që skuq rrugët.

Nuk dëgjon më as xhirime gomash, as makina që nuk i binden të kuqes së semaforit.

Rrugët janë pastruar nga fuoristradat e qerosëve zëtrashë, qerosët janë strukur si skuthë, haj dutët kanë kyçur veten brenda kasafortave të pan ikut, vr asësit kanë mbuluar kokën nga thagma e ho rrorit, ar mët po ndryshken nga mospërdorimi.

Oh sa i pastër e sa i qetë duket qyteti, natyra ka marrë frenat në dorë ndërsa pranvera, stina e sapoardhur shoqëron e mbron për në punët e tyre infermieren, policin, shitësen e marketit, gruan që gatuan bukët, doktorin, gazetarin.

Qyteti nuk është më në dorën e politikës dhe të kr imit, qyteti iu është rikthyer atyre që e meritojnë, atyte që po lu ftojnë me të keqen.

Ndëkohë që vi rusi dhe doktori nxitojnë kush të mbërijë më parë te mushkëritë e pacientit, kr imineli rri strukur në shtëpinë e tij fshehur pas gruas, motrës, plakës dhe nuk guxon të kapërcejë as pragun të blejë bukën e përditshme.

Kr imineli, ha jduti, gangsteri e ndjen dhe e di tashmë shumë mirë se lajmet gënjejnë.

Lajmet si gjithmonë nuk tregojnë të vërtetën. Në gjithë këtë pandemi mynxyrë më të rre zikuarit nuk janë pensionistët, më të rre zikuarit janë kr iminelët edhe nga Coronacirusi edhe nga mëkati.

Ku jeni, pas nuk shfaqeni përsëri o trimat e Shqipërisë?
Pse fshiheni o tribuja ballkanase, o raca e pastër arjane pse nuk vini më vërdallë nëpër Bllok?

Ku jeni strukur o bablokë që tra fikoni femra dhe dr ogë, ju që dhu noni më të dobëtin, ju që kër cënoni policin, doktorin, profesorin?

Ju që në vitin e mbrapshtë 1997 mbuluat fytyrën me maska dhe gr abitët e vr atë pa limit, nëse keni bythë vendosini përsëri maskat dhe dilni lu ftoni vir usin.
Eh mor arnautasit bythëpambuk koha juaj mbaroi, trimëria juaj nuk ka më vlerë.

Trima nuk jeni ju që ua merrni jetën njerëzve duke i vr arë natën e më pas fshiheni, tr ima janë ato gra e ata burra që po shpëtojnë jetë dhe mbeten përsëri modestë.

Ata mjekë e infermierë janë heronj të vërtetë, ata që nuk xhirojnë gomat e makinave rrugëve, nuk trashin zërin kë rcënueshëm, nuk mbajnë pi stoleta në brez. Ata janë të fortët e këtij vendi, ata që ecin rrugëve pa frikë e kokëulur jo nga trimëria por nga modestia!