Përmbledhje javore e serialit Rejan, ja çfarë do ndiqni në episodet e ardhshme

Rejani dhe Mirani do të shijojnë disa çaste të qeta në hotel. Azizja do të hakmerret ndaj Sulltanes. Çfarë do të ndodhë me këtë të fundit? Zehra merr një telefonatë në lidhje me nënën e saj për herë të parë pas shumë vitesh. Ndërsa Nusahi kujton padrejtësinë që i bëri Aishes në rininë e tij.

Zehra do të përplaset ashpër me Azizenë. Çfarë kërcënimi ka rezervuar ajo për këtë të fundit? Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zjarrvënien e qëllimshme të çifligut, por mbi kë do të rëndojnë akuzat? Teksa Zehra niset për tek nëna e saj, në shtëpinë e Shadollut do të mësyjë policia.

Hanifeja do të mbahet në paraburgim si e dyshuara kryesore, por kush e ka inskenuar arrestimin e saj? Haruni shkon për të takuar Hanifen në qeli. Çfarë e vërtete do të dalë nga biseda e tyre? Një mysafir i vjetër do të shfaqet dhe do të turbullojë ujërat e familjes Asllanbej. Çfarë të vërtete tronditëse do të thotë ai?!

Çfarë roli luan Haruni në këtë histori dhe me kë bashkëpunon ai? Hazari merr vesh që Mirani e di se kush e kishte porositur unazën dhe kërkon të takohet me Feratin. Për çfarë do të bisedojnë ata? A do ta gjejë Azizja se kush është ai që kërkon të hakmerret ndaj saj?!