Mos e mbyllni telefonin e Urgjencës nëse ju del i zënë, prisni në linjë!

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u dha një njoftim me rëndësi qytetarëve shqiptarë që kanë nevojë për shërbimin e Urgjencës.

“Kur merr Urgjencën dhe të del e zënë, duhet të qëndrosh në linjë.

Nëse e mbyll telefonit dhe nuk të përgjigjen, ju keni dalë nga radha.

Ndaj nuk duhet ta mbyllni telefonin por të qëndroni në pritje.

Që sot ne kemi shtuar numrin e personave që u përgjigjen telefonatave, por fluksi është shumë i madh.”