Koronavirusi,mbyllet gjendja civile në Maliq

Bashkia e Maliqit ka mbyllur zyrën me një ndalesë dhe gjendjen civile nga mëngjesi e të enjtes pas vendimit të qeverisë për marrjen e masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Joana Kalemi, përgjegjëse e zyrës me një ndalesë tregon se të gjitha shërbimet do të ofrohen online për qytetarët, ndërkohë që u janë marrë edhe numrat e telefonit për t’i kontaktuar për shërbime të ndryshme.

Qytetarët kanë qenë mirëkuptues lidhur me këtë vendim për mbylljen e zyrës me një ndalesë.

Në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së COVID-19, në qytetin e Maliqit ka nisur prej mëngjesit të sotëm dezinfektimi i të gjitha ambienteve publike, shkolla, kopshte, trotuare, vend qëndrime autobusësh e furgonësh, gjë e cila do të kryhet vazhdimisht edhe në ditët e ardhshme.

Sasi të mjaftueshme klori, maska dhe doreza plastike janë dërguar sot edhe në njësitë administrative të Bashkisë Maliq për të kryer edhe nëpër fshatra dezinfektimin e ambienteve publike.