Koronavirusi/ Bashkia e Korçës mbyll një prej tregjeve më tē mëdha

Në masat e shumta që janë marrë për parandalimin e koronavirusit nga shumë bashki në vend i është bashkuar dhe qyteti i Korçës .

Bashkia e këtij qyteti ka mbyllur tregun industrial që funksiononte pranë UMB-së.

Një prej tregjeve më të mëdha me gati 200 tregëtarë.

Një gjë e tillë është vendosur nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo pas një takimi që ka pasur me të gjitha strukturat e kësaj bashkie.

Në të njëjtën kohë bashkia urdhëruar dezinfektimin e e mjeteve të transportit publik, gje e cila është bërë fakt mbrëmjen e djeshme.

Të gjitha autobusët e transportit publik në qytet kanë kryer të mërkurën dezinfektimin e parë, dhe pritet që ky dezinfektim të bëhet në mënyrë të herëpashershme.

Ashtu siç pritet të dezinfektohen sistematikisht stacionet e autobuzëve dhe vendgrumbullimet e mbetjeve urbane.

Dezinfektimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave sipas kryetarit të Bashkisë së Korçës do të kryhet në një moment të dytë.