Aktori i Hollwood rezulton pozitiv ndaj koronavirusit

Fatkeqësisht edhe çifti i njohur i Hollwyood-it, Tom Hanks dhe Rita Wilson rezultuan pozitivë ndaj Koronavirusit.

Këtë lajm të keq e ka bërë të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi në Twitter.

Ata aktualisht ndodhen në Australi aty dhe ku i janë nënshtruar testit të Koronavirusit.

Aktori ka rrëfyer se ata kishin shfaqur simptomat e virusit si  lodhje, dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë.

“Përshëndetje njerëz! Unë dhe Rita jemi këtu në Australi. Ne u ndjemë të lodhur, sikur kishim ftohje dhe dhimbje trupi. Rita kishte herë pas here ethe dhe pak temperaturë. Të jemi të sinqertë, ne u testuam për koronavirus dhe rezultuam pozitivë.

Epo, çfarë duhet të bëjmë tani?! Mjekët kanë protokolle që duhen ndjekur. Ne do të testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për aq kohë sa e kërkon siguria e shëndetit publik.”- shkruan Hanks krahas postimit të tij.