Pas ribashkimit, Keisi tregon hapur për marrëdhënien me Stresin

Stresi dhe Keisi janë një ndër çiftet më të komentuar nga media rozë.

Pas ndarjes çifti vendosi të ktheheshin tek njëri-tjetri duke vazhduar marrëdhënien e tyre të dashurisë.

Ata lanë pas çdo gjë që kishte ndodhur gjatë kësaj kohe.

Dhe së fundmi, Keisi ka publikuar në Instastory një video ku tregon hapur se ajo është fansja më e madhe e muzikës së Stresit.

Në video ajo shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës së tij dhe në të shkruan: “Fansja e tij numër një”.

Keisi vazhdon të jetë ende në Kanada dhe lidhjen po e mbajnë në distancë.

Megjithatë, kjo gjë nuk i pengoi që ata të rikthenin kontaktet.