“Hiqeni urgjent”, gjesti i gabuar i Arbanës në mesazhin sensibilizues për koronavirusin

Arbana Osmani, Ardit Gjebrea e shumë figura të tjera kanë realizuar spote sensibilizuese për masat që duhet të marrim për shkak të koronavirusit.

Këto video nuk janë pritur dhe aq mirë nga një pjesë e publikut të cilët shkruajnë në drejtim të Ramës se “mjaft na mësuat si të lajmë duart, por merrni masa.”.

Të dyja videot janë shpërndarë dhe nga kryeministri Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook dhe sidomos videoja e Arbanës ka ngjallur rritim tek ndjekësit të cilët i sugjerojnë Ramës që kjo video “të hiqet urgjent”.

Kjo për shkak se Arbana teksa ilustron me gjeste masat që duhet të marim, sugjeron që duart të vendosen para gojë kur teshtin – KËSHILLË E GABUAR!

Shumë prej udhëzimeve, sugjeron që kur teshtimë të përdorim peceta dhe menjëherë të hidhen në kosh me kapak të mbyllur ose të përdorim parakrahun, sikurse duhet të bëjmë edhe kur kollitemi.

Një nga komentet më të ashpra në postimin e kryeministrit ka qenë pikërisht nga Erjona Shehu, ish gazetare në Top Channel:

“Duhet ta hiqni urgjent kete spot nga qarkullimi! Spikerja vendos duart para gojes kur teshtin dhe kjo eshte rreptesisht e ndaluar! Eshte mesazh perhapes i Corons Virus! Konsultojini me specialiste spotet, para se t’i hidhni ne qarkullim”!

Në fotot e mëposhtme mund të shihni dhe disa prej komenteve.

Nuk është bërë asnjë reagim për këtë nga vetë moderatorja dhe as videoja nuk është hequr nga qarkullimi, megjithatë kujdesuni që mos të ndiqni atë këshillë.