Ja si do të jetë moti ditën e nesërme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e tij për ditën e nesërme (11 mars 2020).

Sipas këtij shërbimi nesër pritet një përmisim i mëtejshëm i kushteve atmosferike.

Moti do të jetë i kthjelltë në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar disa vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Temperaturat e mëngjesit parashikohen në vlerat nga 1ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Ndërkohë në vlerat e mesditës parashikohet rritje me nga 15ºC në relievet malore deri në 21ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.