E fundit/ Mbappe bën testin e koronavirusit, ja rezultatet e para

Koronavirusi duket se ka prekur ndjeshëm edhe botën e futbollit. Futbollisti i njohur evropian, Kylian Mbappe sot iu është nënshtruar një testi të koronavirusit.

Sulmuesi i PSG, i cili nuk ka stërvitur dy ditët e kaluara, bëri një test sot për të zbuluar nëse ai kishte koronavirus, shkruan L’Equipe.

Rezultati duhet të dihet sonte në mbrëmje ose të mërkurën në mëngjes. Rezultatet e para sidoqoftë tregojnë se testi është negativ – por gjithçka do të konfirmohet sonte më vonë, ose nesër.

Edhe nëse nuk ka shanse që ai të luajë ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Dortmundit, sulmuesi i ri francez ka një shans të mirë për t’u grumbulluar me ekipin e Thomas Tuchel.

Kjo nënkupton që lojtari nuk ka koronavirus, por vetëm simptoma të gripit sezonal.