Dalin detaje të reja nga ngjarja në Rrëshen

RRËSHEN

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në mbrëmje në lagjen Kodër Rrëshen në Mirditë.

Autor i saj është Fatmir Koleci, nga fshati Zejmen i Lezhës.

Sikundër mësohet ai është ish-bashkëshorti i Esmeralda Filopati.

Ndërkohë po kështu mësohet që vëllai i Esmeralda Filopatit e divorcuar prej disa kohës, Vladjon Filopati sapo kishte ardhur nga Italia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vr-arë me ar-më zja-rri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.

Nga informacionet e para dyshohet se janë qël-luar me ar-më zja-rri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas kri-mit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.