Humb jetën njeriu më i vjetër në botë, ja sa vjeç ishte

Ai tashmë nuk jeton më. Njeriu më i vjetër në botë humbi jetën në moshën 112-vjeçare, vetëm 13 ditë pasi u fut në librin e rekordeve “Guinness”, në një ceremoni ku madje tregoi se sekreti i një jete të shëndetshme dhe të gjatë ishte buzëqeshja e përhershme.

Chitetsu Ëatanabe, një fermer japonez, vdiq në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Nigata, një qytet në veri të Japonisë, ku edhe kishte lindur në mars 1907.

Edhe pse shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende, të afërmit thanë se ai nuk kishte qenë më në gjendje të ushqehej që prej ditës kur edhe mori rekordin, më 12 shkurt, ndërsa përveç temperaturës kishte shfaqur edhe vështirësi në frymëmarrje.

Përveç pesë fëmijëve, ai kishte edhe 12 nipër dhe 16 stërnipër, si edhe 1 stër-stërnip. Ai ishte 4 vite më i ri se personi më i vjetër një botë, një grua gjithashtu japoneze, Kane Tanaka, e cila është 117 vjeç.

Pas vdekjes së tij, rekordin e burrit më të vjetër në botë e mban Issaku Tomoe, 110 vjeç, gjithashtu nga Japonia.

Rekordin e njeriut më të vjetër në botë të të gjitha kohërave e vendosi një tjetër japonez, Jiroemon Kimura, i lindur në vitin 1897, i cili vdiq në moshën 116 vjeç e 54 ditë në qershor 2013.