Emrat/ Ekzekutohen në Rrëshen vëlla e motër, ja dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka tro-nditur mbrëmjen e sotme Rrëshenin.

Vëlla e motër janë vr-arë në oborrin e banesës së tyre në Kodër Rrëshen në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja dyshohet se ka ardhur për konf-likte familjare nga prishja e martesës së vajzës.

I dyshuari kryesor për momentin, sipas burimeve është ish-bashkëshorti i saj.

Personat që kanë humbur jetën mësohet se janë Vladjon Filopati dhe Esmeralda Filopati.

Policia ka ngritur patrulla në gjithë Rrëshenin për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vr-arë me ar-më zja-rri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.

Nga informacionet e para dyshohet se janë qël-luar me ar-më zja-rri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas kri-mit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit