11 persona humbin jetën në Itali, katër vetëm sot

Italia shënon 11 jetë të humbura nga koronavirusi.

Bilanci është rritur ndjeshëm vetëm mbrëmjen e të martës pasi kishim pasur 7 persona që kishin humbur jetën në ditët e kaluara.

Mirëpo të martën në orën 18:00, komisioneri italian i shëndetesisë dhe përgjegjesi për situatën Angelo Borrelli deklaroi se 3 të moshuar të tjerë kishin humbur jetën në rajonin e Lombardisë.

Më pas në orën 19:12 listës iu shtua edhe një grua e shtruar në një spital në rajonin e Venetos.

Pra, në total janë 11 nga të cilët 9 në Lombardi dh3e 2 në Veneto.

Në të gjitha rastet personat janë të moshuar mbi moshën 65 vjec dhe në shumicën e rasteve me sëmundje të tjera.

Ndërkohe numri i te infektuarve, shtoi Borrelli, ka shkuar në 322.

Rastet e reja që i janë shtuar hartës së veriut të Italisë janë evidentuar në Liguria dhe ne jug ne Sicili.

Deri tani në krye të rajoneve më të prekura është Lombardia me 240 paciente, nga te cilet 28 jane shtuar nga paraditja e te martes deri ne mbremje.

Me pas vjen Veneto me 43 paciente , nga te cilet 5 jane shtuar që nga mengjesi i te martes.

Në Emilia Romanja jane 26 të infektuar ose 3 më shume në raport me bilancin e të martës paradite.

Tre raste te tjera janene Piemonte, tre ne Sicili gjate oreve te fundit, tre ne Lazio, 2 ne Toskana, 1 ne Liguria dhe 1 ne Alto Adige.