Humbi nënën, vëllain dhe motrën, zgjohet 16-vjeçarja e vetme e mbijetuar

Detaje trë reja nga ngjarja në Bulqizë. Tr.agjedia në Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën tre pjesëtarë të familjes Tola ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga soba e drurit, përfundim ky i dalë për shkak se e mbijetuara e vetme, 16-vjeçarja Merita Tola u trajtua në QSUT për toksikim nga monoksidi i karbonit.

Vd.ekja e Rajmondës, Rudinës dhe Fatjonit ishte mbuluar me mister, pasi nuk diheshin shkaqet, teksa u dyshua se edhe mund të kishte ardhur nga shishja e pesticideve që iu ishte gjetur në shtëpi, megjithatë një pistë e tillë ka rënë poshtë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 16-vjeçarja është kuruar Qendrën Spitalore Universitare për toksikim nga monoksidi i karbonit, teksa mësohet se ajo e ka kaluar rrezikun për jetën.

Fatmirësisht ajo ndodhet në gjendje të stablizuar, kur pritet që t’i bëhet edhe një konsultë psikologjike dhe më pas do të dërgohet në Bulqizë për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *