Meta viziton në spital 10 vjeçaren që humbi nënën, motrën e vëllain në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të premte në Bulqizë, ku tre pjestaret te nje familje humben jeten nga rrjedhja e e gazit ndersa nje tjeter eshte ne gjendje te rende.

Ngjarja ndodhi në fshatin Ostren, ku humbi jetën Rajmonda Tola 40 vjeç, djali i saj Fatjoni 15 vjeç si dhe vajza e madhe Rudina 20 vjeçe.

Ndërkohë vajza tjetër, 10-vjeçarja Merita Tola është transportuar me urgjencë në drejtim të Tiranës pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës ku, sipas mjekëve, u paraqit në gjendje kritike për jetën.

Ka qenë kunata e Rajmodes ajo qe gjeti pjestarët e familjes Tola pa shenje jete në kohën kur shkoi në shtëpinë e tyre dhe menjehere kerkoi ndihmen e fqinjeve.

Sipas policisë nëna dhe fëmijët dyshohet se kanë ndërruar jetë gjatë natës, ndërsa shkak mund te jete bërë rrjedhja e gazit nga bombola që familja e përdorte për gatim. Bombola u gjet ne korridorin e baneses nje kateshe.

Nderkohe persidenti Ilir Meta vizitoi ne spitalin traumes vajzen 17 vjecare qe mbeti e plagosur.

Vetem disa ore pas ngjarjes Trupi i pajete i nenes dhe dy femijeve eshte derguar ne morgun e spitalit te Dibers per t’ju nenshturau ekspertizes mjeko- ligjore.

Nëna me tre fëmijët jetonin vetëm, pasi bashkëshorti i saj eshte prej vitesh emigrant në Greqi. Policia po heton per te zbardhur rrethanat e plota te ngjarjes ndersa pritet edhe rezultati i analizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *