Ekskluzive/ Nuk ndalet suksesi i “Hercai”, vjen lajmi i shumëpritur për adhuruesit e serialit

Seriali “Hercai” është kthyer tashmë në një fenomen televiz, duke thyer rekorde në çdo vend ku po transmetohet.

Historia e Miranit dhe Rejanit është një nga historitë më të bukura të dashurisë, që po mbërthen para ekranit miliona shikues në çdo episod.

Por, edhe në Shqipëri janë të shumtë ata që e ndjekin serialin dhe në faqen kryesore që ju mban të informuar rreth serialit (Seriali Hercai – Rejan), përveç asaj të platformës Tring, ka me dhjetra komente dhe mesazhe pozitive, lidhur me serialin.

Meganews.al ka lajme mjaft të mira, lidhur me serialin:

Nga burime të sigurta pranë kompanisë prodhuese të “Hercai”, meganews.al ka zbuluar një lajm mjaft të mirë për të gjithë adhuruesit e serialit.

Një tjetër sezon do të fillojë në shtatorin e këtij viti, ç’ka do të thotë se serialin do ta shohim në ekran deri në vitin 2021.

Burime pranë meganews.al bënë me dije se seriali pritet që ta mbylle sezonin e dytë ne muajin maj, duke numëruar kështu 47 episode.

Në Shqipëri, në kanalet Jolly HD dhe 3 Plus, seriali pritet të mbarojë në fillim të korrikut.

Ajo që vihet re nga platforma Tring, është se serialin “Hercai”, e transmeton me më pak minuta në dispozicion sesa serialet e tjera. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi edhe ndaj teleshikuesve, të cilët e kanë vënë re. Ndonëse parashikohet që seriali të ketë 45 minuta për episod, Tring transmeton vetëm 40 minuta.

Sigurisht që Tring, mundet edhe të transmetojë më shumë, por si mund të mos përfitojë nga ky serial mjaft i suksesshëm?

Më e mira në këto raste do të ishte që seriali të transmetohej edhe të shtunave, duke bërë kështu që të jepen gjashtë episode në javë, pasi ky serial është me të vërtetë një fenomen.

Për të mos humbur asgjë rreth tij, klikoni këtu dhe ndiqni faqen e serialit që ju informon në lidhje me gjithçka, mbi episodet dhe jetën e personazheve tuaj të preferuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *