Edi Rama takon Mark Zuckerberg, themeluesin e Facebook

Kryeministri Edi Rama është takuar me themeluesin e Facebook Mark Zuckerberg në Mynih. Kreu i qeverisë postoi një foto në Instagram ku thotë se është takuar me Zuckerberg gjatë një darke mes miqsh të posaçëm për Konferencën e Sigurisë.

Më herët, kreu i qeverisë u takua me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Ky i fundit u angazhua që të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet më 17 Shkurt.

Rama u takua edhe me kryeministrin e Kuvajtit dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Sauditë. Edhe ata u shprehën të gatshëm që të bëhen pjesë e konferencës që do të ndihmojë Shqipërinë me rindërtimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *