Dean Liço, talenti korçar i futbollit firmos me Lazion

Një aventurë e re nis për të.

Dean Liço, talenti i madh korçar 19-vjeçar firmos me klubin e Lacios në Itali.

Mediat njoftojnë se mesfushori i talentuar shqiptar Dean Liço ka ndryshuar ekip, dhe tashmë do të jetë pjesë e Lacios.

Ky fakt është konfirmuar nga vetë futbollsiti nëpërmjet faqes zyrtare në ‘Instagram’ ku ka njoftuar se do të jetë pjesë e klubit të njohur italian.

Ky vlerësohet si një kalim shumë i rëndësishëm dhe kapërcim në karrierë për futbollistin, pasi do të ketë mundësinë të luajë me të rinjtë e Lacios, në prespektivë të aktivizohet edhe me ekipin e parë.

Dean Liço më parë ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, për tu larguar më pas drejt spanjollëve të Leganes B, në huazimin te të rinjtë e Sportingut në Portugali dhe së fundi provoi te Peruxhia në Itali.

19 vjeçari i talentuar vazhdon në gjurmët e babait të tij Gentjan Liço, futbollistit të njohur dhe ish kapitenit të Skënderbeut që prej vitesh mban pozicionin e zëvendës trajnerit te Skënderbeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *