I gjithë interneti në kaos, ç’po ndodh me Facebook-un?

Rrjeti më i madh Facebook nuk po funksionon në të gjithë botën.

Përdoruesit e gjigantit nga mbarë bota janë ankuar për probleme si dërgimi i mesazheve, shpërndarjet e postimeve si dhe komentet.

Sipas raportimeve problemi ka prekur Shtetet e Bashkuara, Perunë, Kolumbinë, Meksikën, disa vende të Europës, si dhe Shqipërinë.

Përdoruesit janë ankuar se nuk arrijnë të hapin llogaritë e tyre personale dhe kërkojnë një shpjegim. Por ende nuk ka asnjë reagim nga stafi i Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *