Po kërkonin për skrap në lumë, të rinjtë nga Shkodra bëjnë zbulimin befasues

Një spirancë anijeje është gjetur pasditen e sotme në lumin Kir, në Shkodër.

Sipas disa pamjeve të mbërritur në redaksinë e JOQ , shihet se spiranca është nxjerrë nga një vinç, pranë bregut të lumit.

Qytetari i cili ka dërguar pamjet rrëfen se spiranca është gjetur nga disa persona të cilët kërkojnë për skrap. Nuk dihet sesi ajo spirancë ka mbërritur aty apo dhe sa e vjetër është.

Qytetari shton se është për të ardhur keq që një send i tillë të shkojë për skrap pasi vlera e saj nuk është e vogël si histori.

Qytetari shkruan:

Spirance ne lumin kir ne shkoder nuk dihet se nga mund te ket ardhe dhe sa vite eshte aty. E gjeten disa djem qe merren me skrap Isha kurioz e u afrova te shikoja qa kishin gjet Si mund te ket ardhe ajo deri aty ne lumin kir per balle lagjes skenderbeg Shkoder. Flm”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *