Seriale

Surpriza të njëpasnjëshme, ja ç’ndodh këtë javë në serialin Rejan

A do të martohet Azadi me Elifin ashtu siç synon Xhihani? Përse është zemëruar Sulltana me Gënylin? Pse është bërë kaq e ndjeshme Zehra? Ç’lajmë të bukur ka ajo për Shadollutë? Mirani dhe Rejani do të marrin pjesë në dasmën e një mikut të tij, mbrëmje pas së cilës ai do të marrë një telefonatë të fshehtë. Për çfarë bëhet fjalë?

Mirani dhe Rejani do t’i tregojnë Gylit versionin e tyre të përrallës, gjë që do ta shtyjë gjyshen në intriga edhe më të mëdha. Ajo fsheh armën e Azadid, por si do ta përdorë ajo këtë? Ku është Aisheja për të cilën Nasuhu vazhdon ende të vuajë? Ç’fshihet në trupin e Azizesë? Rejani do të mësojë për zjarrin e madh që ka rënë dikur në çifligun e Shadolluve. Ndërkohë që Azizeja do të mësojë se Shadollutë kanë rimarrë çdo pasuri të sekuestruar.

Azizja do të kërcënojë Azadin, duke e detyruar atë që të bëhet pjesë e planit të saj. Ç’plan ka thurur ajo? Po, Jareni? Cili do të jetë roli i saj në këtë plan? Azadi po largohet nga vendi i detyruar nga Azizja. Me çfarë e ka kërcënuar ajo? A do të dalë në shesh loja e Azizezë. Ç’do të bëjë Mirani? Duket se këtë herë, Mirani ka arritur ta shohë fytyrën e vërtetë të gjyshes, gjë që do t’i shkaktojë shumë dhimbje.

Këtë herë, Mirani ka arritur ta shohë fytyrën e vërtetë të Azizes, gjë që i ka shkaktuar dhimbje dhe dëshpërim të thellë. Hazari, i cili ka marrë vesh për ngjarjen, i kërkon Rejanit që të kthehet në shtëpi. A do të pranojë ajo? Me sa duket, lojërat e ndërgjegjes do të bëjnë që Mirani të përjetojë makthe. Cila është frika e tij më ë madhe? Rejani do të përpiqet të bindë Miranin për të parë një version tjetër të përrallës që i ka mësuar gjyshja. A do të pranojë ai të dëgjojë edhe versionin e Hazarit? Një “e vërtetë” do të shkaktojë përçarje në familjen e Shadolluve? Kush do ta nxjerrë këtë sekret?

Leave a Reply

Your email address will not be published.