Rrjeti social i dashur nga të gjithë rrezikon mbylljen? Shefi ekzekutiv bën deklaratën e fortë

“Facebook” rrezikon shpërbërjen sepse sipas një prej shefëve ekzekutivë të kompanisë, Marc Benioff, ai ka shkaktuar një krizë besimi në shoqëri.

Duke folur për “CNN”, Benioff e ka quajtur “Facebook-un” si një cigare në shoqëri dhe për këtë arsye ka kërkuar që të ketë një rikonceptim për mënyrën sesi funksionon rrjeti gjigand.

“Unë pres një rikonceptim themelor të asaj që është roli i Facebook në botë. Ne mund ta shohim tani “Facebook” si cigaret e reja për shoqërinë tonë.

Ata nuk sigurojnë të vërtetën përmes reklamimeve. Kjo është arsyeja pse ne jemi në një krizë të vërtetë besimi”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, “Facebook” ka ndikime negative tek përdoruesit. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Marc Benioff shprehet për mbylljen apo rregullimin e “Facebook”.

Më herët ai ka theksuar se ky nuk është një rrjet i mirë social sepse ju është vënë nga pas fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *