Merkato e Janarit, emrat që mund të përfundojnë te Skënderbeu

Prurje të reja priten në skuadër. Duke parë boshllqet që ka pasur Skënderbeu këtë vit në formacion, drejtuesit janë hedhur në sulm për të afruar futbollistë të rinj në merkaton e janarit.

Dy emrat më të përfolur momentalisht në ambientet e klubit bardhekuq janë Vangjel Zguro dhe Donald Rapo.

Mbrojtësi dhe mesfushori shihen si dy elementë të rëndesishëm që do të shtonin sigurinë në radhët e ekipit, duke parë edhe ekspeiencën që kanë mbi supe.

Megjithatë, klubi duket se nuk do të mjaftohet vetëm me këta fy futbollistë, por synon të afrojë edhe një tjetër mbrojtës në ekip, pasi siç dihet mbrojtja ka qenë reparti që ka çaluar më së shumti këtë sezon. Drejtuesit janë vënë në ndjekje të Eni Imamit.

Futbollisti i Tiranës nuk ka luajtur rregullisht me kryeqytetasit dhe nuk e ka vendin të sigurt në formacion, ndaj në merkaton e janarit, mund të vijë edhe huazimi i tij në Korçë, naturisht duke parë edhe marëdheniet e mira që kanë dy klubet me njëri-tjetrin.

Imami shihet si një përforcim që do zgjidhte shumë probleme në prapavijën korçare pasi është një lojtar që mbulon disa pozicione.

Merkatoja mbetet e hapur edhe për largimet, pasi në adrese të klubit korçar ka disa oferta, kryesisht për lojtarë si Dejvi Bregu, Nazmi Gripshi, Blerim Krasniqi, apo e ndonjë tjetër.

Janari pritet të sjellë lëvizje të shumta të Skënderbeut, por gjithsesi, më shumë dritë do të hidhet pas takimit Daja-Takaj që sdo të zhvillohet së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *