Shuhet në vend talenti francez i futbollit

Futbollisti i skuadrës franceze të Guingampit, Nathanael Julan është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lojtari 23-vjeçar sapo ka lënë stërvitjen, është larguar nga qendra stërvitore dhe ka bërë ak-sident, i cili rezultoi fatal. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20, të ditës së sotme.

Ishte klubi francez që njoftoi këtë lajm të hidhur dhe ka shprehur ngushëllimet familjes.

Sulmuesi kishte zhvilluar tre sfida këtë sezon dhe shënoi tre gola.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *