Lajm i keq nga WhatsApp, 2020 sjell ndryshime drastike

Është aplikacioni më i përdorur për mesazhe në botë, por WhatsApp ka dhënë një lajm të keq.

Duke nisur nga java e ardhshme, ai nuk do të punojë më në disa celularë.

“Nuk do të jeni më në gjendje të përdorni Whatsapp në celularët me sistem operimi Windows pas 31 dhjetorit të vitit 2019 dhe ndoshta nuk do të jetë i disponueshëm në Microsoft Store pas 1 korrikut të vitit 2020”, lexohet në njoftimin e Whatsapp.

Por jo vetëm kaq. WhatsApp do të ndalojë së punuari edhe për disa smartphone që punojnë me Android dhe iPhones.

Që nga 1 Shkurti, personat që përdorin version 2.3.7 Android nuk do jenë në gjendje të krijojnë llogari të reja apo të riverifikojnë llogaritë ekzistuese. Ndërkohë edhe iPhone do të pushojë së punuari në versionet iOS 8 dhe ato më të vjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *