Pikat për të cilat nuk foli askush, inxhinieri nga Librazhdi: Ja çfarë solli tërmeti që goditi Shqipërinë

Nga Festim Buzra:

Tërmeti dhe Tranzicioni i stërzgjatur shqiptar

Shqipëria u zgjua mëngjesin e datës 26 Nëntor nën lëkundjet e një tërmeti të fortë me Magnitude 6.4 të shkallës Rihter, të cilat u ndjenë fuqishëm në Durrës, Shijak, Thumanë, Krujë, Laç dhe Tiranë.

Lëkundje të cilat rezultuan me 51 fatalitete dhe mbi 600 të plagosur.

Por cilat ishin aspektet që rishfaqi ngjarja sizmike që goditi Shqipërinë në datë 26 Nëntor 2019?

  • Mungesa e theksuar e informacionit mbi eventet sizmike të territorit shqiptar.

Banorët e zonave të prekura por edhe me gjerë,përfshirë këtu të gjithë kategoritë e moshave u traumatizuan me shumë nga mungesa e informacionit mbi tërmetet dhe që ngjarje të tilla janë të zakonshme për vendin tonë.

  • Mungesa e theksuar profesionale e ekipeve të emergjencave civile për operacionet e kërkim – shpëtimit.

Ekipet shqiptare u gjendën totalisht të papërgatitura dhe me trajnime të pamjaftueshme profesionale për te realizuar me sukses operacionet e kërkim-shpëtimit,u pa qartë që kishte mungese pajisjesh/elementësh profesionale për raste të tilla specifike.

  • Mungesa totale e planifikimeve urbane/rurale për zhvillimin e zonave.

Që prej viteve 90-te Shteti nuk ka diktuar dhe nuk ka ndjekur me planifikime territoriale zhvillimin urban/rural të vendit. ’’Zhvillimi’’ i vendit është bërë kuturu, pa studime, pa prioritete zhvillimi dhe mbi të gjitha pa plane zhvillimi të mirë studiuara në nivele lokale dhe qendrorë.

  • Mungesa totale e projekteve për objektet e banimit ne zonat rurale.

Pothuajse të gjitha ndërtimet në zonat rurale janë bërë pa projekte dhe pa  marrë parasysh kërkesat minimale inxhinierike, kjo i ka bërë që të  ekspozohen direkt nga fenomene apo evente sizmike te cilat janë të zakonshme për rajonin ku ndodhemi.

Shteti nepermjet qeverisjes vendore duhet të parashikoje plane zhvillimi rurale qe nuk janë bërë ne 30-vjet dhe të mos lejoje ndërtime jashtë planeve të zhvillimit dhe pa projekte specifike.

  • Mungesa e studimeve sizmo-gjologo-inxhinierike per objektet turistiko-rezidenciale në zonat bregdetare (kam parasysh kryesisht zonën e Durrësit).

Pjesa me e madhe e projekteve të ndërtuara në zonën e Durrësit nuk kanë marrë parasysh kërkesat specifike të formacioneve gjeologjike,nevojën për përmirësime bazamenti, mundësinë e fenomenit të lëngëzimit apo humbjes së aftësisë mbajtëse (nga ku rezultuan një pjesë e godinave të prekura nga tërmeti), apo dhe skenarët e sjelljes së këtyre formacioneve nën efektin e lëkundjeve sizmike etj.

Shteti duhet ti trajtojë ndërtimet në Zonat bregdetare ranore dhe në ish-këneta me status të vecantë dhë që kërkojnë disa studime dhe modele specifike.

  • Mungesa / adaptimi i kodeve Europiane dhe përfshirja e tyre në legjislacionin Shqipëtar.

Kushtet teknike të projektimit të vitit 1989 (KTP-89) janë akoma në fuqi ligjore sot që po flasim,pavarësisht se ka një përpjekje të vetë iniciuar të shumicës së Inxhinierëve për të projektuar referuar Kodeve Europiane (si Eurokodi,1, 2 dhe Eurokodi 8 –per objektet me skelet beton-arme).

Shteti nuk ka çfarë të presë me pasi po kalojnë 30 vjet,por duhet të marri një iniciative urgjente që të adaptoje këto kode duke marrë në konsideratë specifikat e vendit tonë për eventet sizmike dhe ti përfshijë në një kuadër ligjor të zbatueshme për të gjithë.

  • Mungesa e një sistemi inspektimi /mbikëqyrje/kontrolli nga faza e projektimit deri në kolaudimin e objektit.

Kjo është pjesa më delikate ku ka çaluar sektori i ndërtimit në këto 30-vjet.Objektet kanë qenë nën autoritetin absolut të Investitorit dukë ndikuar në cilësinë dhe zbatimin e projektit më të gjithë elementet e nevojshëm teknik.

Vetëm me ngritjen e një sistemi kontrolli nën dritën e një  kuadri ligjor të përshtatshëm mund të futet ne shinat e duhura.

  • Mungesa dhe sanksionimi i Urdhërit të Inxhinierave.

Ngritja sa më parë e Urdhrit të Inxhinierëve,që do t’i japë mundësi rishikimit të dhënies së Licensave në ndërtim dhe formalizmit të tij në treg.

Në foto: Festim Buzra – Inxhinier

© Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe përdorimi i paautorizuar i artikullit, pa citim ose pa lejen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *