Mbërrin në Durrës edhe presidenti Meta

Durrësi dhe Shqipëria është e gjitha në këmbë.

Presidenti Ilir Meta ka shkuar në Durrës ku po ndjek nga afër operacionin e nxjerrjes së Klajdi Qatos nga rrënojat.

Klajdi Qato, djali i pronarit të hotelit që u shemb në plazhin e Shkembit të Kavajës. ishte zënën nën rrënoja nga grumbullimi i betonit bashkë me gjyshin dhe gjyshën.

E para që doli gjallë ishte gjyshja e Klajdit, shëndoshe e mirë me dëmtime jo të mëdha.

Pak orë më vonë u nxorr edhe gjyshi i Klajdit, i cili fillimisht ishte në jetë por duket se nuk e përballoi dot faktin që nën rrënoja ishte ende nipi i tij, dhe vd-iq në duart e familjareve të vet.

Por kërkimet e mundimshme dhe plot shpresë të familjes dhe emergjencave për të gjetur të gjallë Klajdin, 25 vjecar kanë rezultuar me fat.

Djali dha shenja jeta rreth orës 12:00 dhe po nxirret nga ekipet e shpetimit mes brohoritjeve të një numri të madh banoresh që prisnin me ankth lajmin për gjendjen e tij.

Ai është djali i Arben Qatos, pronar i hoteli “Palma”  qe u shemb i tëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *