“Ka një botë shpirtërore…”, Eli Fara thotë fjalët më të bukura për bashkëpunëtorin e saj

Eli Fara është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Prej vitesh ajo ka kënaqur njerëzit me këngët e saj.

Këngëtarja do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës, por ndryshe nga herët e tjera do ta shohim në një bashkëpunim me Stresin.

Gjatë emisionit “Klanifornia” në Tv Klan, Eli Fara tregoi detaje rreth këngës së re, ndërkohë që nuk i kurseu fjalët e mira për Stresin.

“Kisha kohë që mendoja të bëja një bashkëpunim me një artist interesant, simpatik të brezit të ri që këndon rap, hip-hop dhe Arkimedi është një i ri artist që ka një botë shpirtërore shumë të butë, sensuale.

Zëri i tij dhe shpirti i tij për mua është i veshur me muzikalitet.

Do të thotë që nuk është vetëm në këtë gjini që reciton, por këndon shumë bukur.

Me bashkëpunimin jemi gati-gati nga fundi dhe shpresoj që do sjellim një gjë mjaft të bukur për publikun”, tha këngëtarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *