Gjithçka që nuk dini mbi personazhet kryesore të serialit “Hercai”

Ebru Sahin

Ebru Sahin ka lindur më 18 Maj 1994 në Stamboll.

Pas diplomimit në Universitetin e Sporteve, në Stamboll, ajo nisi të studiojë aktim.

Debutimi i saj i parë në një prodhim kinematografik ishte në vitin 2016 në “Kan Parası”.

Më pas, ajo u bë pjesë e serialit “Babam”.

Suksesin më të madh, Ebru e njohu në serialin e famshëm “Nusja nga Stambolli” ku interpretoi si Burcu.

Ajo vjen në “Rejan” në rolin kryesor.

Akin Akinozu

Akin Akinozu ka lindur më 22 Shtator 1990 në Ankara.

Ai u diplomua për Matematikë, por ëndrra e tij ishte aktrimi, ndaj i vazhdoi studimet në këtë fushë.

Karriera e tij si aktor nisi në vitin 2014 me filmin “Azrail”.

Më pas, ai u bë pjesë e disa serialeve të suksesshme si: Muhteşem Yüzyıl Kösem, Arkadaşlar İyidir, Payitaht Abdülhamid, Aslan Ailem, etj.

Në serialin “Rejan”, ai vjen në rolin protagonist, si Miran.

Akin Akinozu është në një lidhje 3 vjeçare me Sandra Pestemalciyan.

Macit Sonkan

Macit Sonkan ka lindur më 13 Dhjetor 1953 në Izmir të Turqisë.

Karriera e tij nisi si aktor në teatër, por më vonë atij iu besuan të tjera role në filma dhe seriale.

Ndër serialet më të suksesshme ku Macit ka interpretuar mund të rendisim: “Abuzer Kadavif”, “Karaoglan” dhe së fundmi “Rejan”!

Ai është fitues shumë çmimeve të rëndësishme në teatër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *