Detaje nga ngjarja në Vërri të Fierit

Fier, 27 tetor 2019

Detaje të reja nga ngjarja e Fierit. Një ngjarje e rën-dë ndodhi në fshatin Vërri të Fierit pasditen e sotme, ku një 16-vjeçar u gjet i pajetë në kasolle.

Dyshohet se adoleshenti i dha fund jet-ës duke u vetëv-arur.

Mësohet se 16-vjeçari, Gjergj Trashi, jetonte me prindërit e tij në kushte të vështira ekonomike, ndërsa babai i tij trajtohet me kemb.

Banorët e fshatit janë shprehur për “Fax News”, se adoleshenti iu kërkonte prindërve të largohej në emigrim dhe të linte shkollën.

Mendohet se arsyeja që e çoi 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës ka qenë se prindërit nuk pranonin që ai të largohej.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Sot rreth orës 16:30, dyshohet se është vetëv-arur dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16-vjeçar nga fshati Verri, Fier. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *