E mbani mend ‘The Undertaker’, ja si duket ai sot

Nuk ndodh përditë të shohësh personazhe si ai. Një vajzë që kishte shkuar tek Nando’s për të ngrënë e ka gjetur veten shumë pranë një personazhi të famshëm.

Shumë pranë saj, tek tavolina aty pranë, ndodhej legjenda e WWE, The Undertaker.

Fotoja e mundësit të njohur u  shkrep në Edinburgh, Skoci ndërsa ai po priste për ushqimin që kishte porositur, dhe u nda në Twitter nga Jack Passmore.

Atij ia kishte dërguar foton e dashura e tij, Sarah, e cila pati fatin ta kishte shumë afër ndërkohë që edhe ajo po priste për ushqimin që kishte porositur.

Sipas Sarah-s, legjenda e WWE porositi një vakt të bollshëm, ku si pjatë kryesore kishte pulën.

Por, përse Mark Calaëay ( ky është emri i tij i vërtetë) po hante pulë tek Nando’s në Skoci?

Me shumë mundësi pasi atij i pëlqen që të hajë një sasi të madhe mishi pule me cilësi të mirë dhe me një çmim të arsyeshëm.

Gjithsesi arsyeja kryesore ishte fakti se ai ndodhej në Skoci pasi u shfaq tek Comic Con gjatë fundjavës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *