Martohet në fshehtësi aktori i njohur i telenovelave turke, pamjet nga dasma

Aktori turk i cili u bë i njohur në Shqipëri nga seriali “Nusja nga Stambolli”, Berkay Hardal është martuar në fshehtësi.

Berkay ka kurorëzuar në martesë dashurinë me aktoren Dilan Telkok.

Çifti mbajti një ceremoni vetëm me të afërmit dhe miqtë më të ngushtë.

Dilan Telkok është gjithashtu aktore dhe njihet nga rolet në serialet “Përralla e pafajësisë” dhe gjithashtu ka pasur një rol në serialin “Sulltanesha Kosem”.

Berkay dhe Dilan vetëm një javë më parë u fejuan dhe lajmin e bënë publik ndërsa martesën vendosën ta shijonin në privatësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *