Kosova s’mbështet dot tek Shqipëria me Ramën kryeministër

Nga Juljana Kurti

Edi Rama për 6 vite me radhë u mundua të rikuperojë figurën e Vuçiçit, të parin e një shteti që para 20 vitesh u mundua të bëjë genocid ndaj popullit tonë.

Gjatë këtyre viteve Rama mbajti tek-tuk në mënyrë sporadike ndonjë qëndrim nacionalist që të elektrizonte turmat dhe ndërkohë vazhdonte punën e tij prej antikombëtari!

Takohej fshehurazi dhe jofshehurazi me Vuçiçin dhe gatuanin në tenxheret e tradhtisë ushqimin që ka 600 vite që mundohen të na e servirin.

Kërkojnë të bëjnë Jugosllavinë e re ku lider i padiskutueshëm do jetë Serbia! Si mund të bëjmë marrëveshje me një shtet armik pa kushte?

Serbia më parë duhet të dëmshpërblejë familjet e të vrarëve! Serbia më parë duhet të kërkojë falje për krimet e luftës!

Serbia më parë duhet të paguajë të gjitha dëmet ekonomiko-shoqërore që i ka shkaktuar vendit
tonë!

Serbia më parë duhet të njohë Kosovën dhe të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga synimet territoriale të vendit tonë! Të kthehemi në favoret ekonomike që ka Shqipëria nga krijimi i këtij Unioni që ka shije të hidhur.

Vendet pjesëmarrëse në këte bashkim do jenë Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia, Kosova e Shqipëria! Me shumë gjasë Rama dhe afeksioni i tij për Serbinë edhe po nuk pranuan shtetet e tjera do ti veteofrohet Serbisë për të qenë koloni moderne e saj.

Në kushtet e sotme vendet tona prodhojnë zero të mira për eksport. Zërat e eksportit tonë jane pasuri nëntokësore dhe krah pune nëse shihni ndonjë shifër që del nga Mediat e qeverisë!

Shtetet tona nuk janë vetësufiçente as për ushqimet bazike ndaj importet tona janë maksimale. Sot janë dy palë në Ballkan. Prodhuesit (sllavët) dhe importuesit (shqiptarët)!

Tani mendoni pak, një treg i lirë, pa tarifa doganore dhe barriera burokratike kë do ndihmonte? Shqipërinë, Kosovën?

Jooo. Efekti i taksës Haradinaj ne ekonominë serbe kërkon medoemos një marrëveshje tregtare të re për serbët. Me zgjedhjet e reja në Kosovë kjo taksë nuk ka gjasë të hiqet pa kushte.

Kjo marrëveshje do ndihmonte kryekëput Serbinë si fuqinë më të madhe eksportuese në rajon! Do i jepte akses në portet tona që të lidhej më lehtë edhe me vende të tjera europiane.

Do i jepte mundësinë të fuste hundët në pasuritë tona kombëtare, pa barriera dhe me anë të lobeve kjo do ishte shumë e thjeshtë! Ne s’do merrnim vesh asgjë!

Gjermania para se të futej në një tregti me kushte të barabarta siç e quajnë ata, ishte mbrapa Italisë e Francës si ekonomi! Sot është vite drite përpara për arsye të thëna e stërthëna!

Kujtojmë që Italia e Franca, Spanja e Portugalia kishin një ekonomi të zhvilluar prodhimi! D.m.th.
ishin stabël dhe nuk i bënë dot ballë furisë gjermane! Po ne? Ne që s’prodhojmë dot as qeramikë që
ka 2000 vite që është shpikur.

Çdo bëhet me ne kur të përqafojmë këtë marrëveshje, n.q.s. sot me barriera dhe jemi koloni e Serbisë e Malit të Zi? Çdo bëhet me fermerët tanë? A mund të konkurojnë ata një mall që tashmë do i’u serviret më lirë shqiptarëve?

-Ne kërkojmë dhe kemi nevojë për një ekonomi prodhimi dhe punësimi ku prioritet të jenë
shqiptarët e bashkuar dhe jo të coptuar nën konfederata sllave.

-Ne kërkojmë dhe kemi nevojë për bashkim ekonomik me Kosovën që t’i bëjmë ballë planeve
dashakeqe serbe që mesa duket vetëm ju nuk i kuptoni.

-Ne kërkojmë dhe kemi nevojë të përcaktosh dhe investosh sektorët tanë strategjikë!
-Ne kërkojmë dhe kemi nevojë për një ligj referendumi që të pyetemi mbi këto firma që i lëshoni në kurriz të shqiptarëve lart e poshtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *