Ky dimër do jetë i ftohtë, flasin ekspertët

Ky dimër nuk pritet të jetë si tjerët. Acari dhe i ftohti eks-trem pritet të përfshijë Europën, Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë gjatë stinës së dimrit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndodhë jo në fillim të stinës së tij, pra, jo në muajin dhjetor.

Meteorologët, të cilëve u referohet Agroweb.org  deklarojnë se stina e dimrit do të nisë jo si zak-onisht, muaji dhjetor do të karakterizohet nga temperatura relatavisht të larta për këtë stinë duke lëvizur midis 12-17 gradë celcius.

Por, gjithçka do të ndryshojë gjatë muaji janar. Temperatura ekst-remisht të ulëta do të karakterizojnë gjithë Europën, përfshirë dhe Shqipërinë.

Masat e acarta ajrore do të jenë të paza-konta ku temperatura pritet të shkojë deri edhe -10 deri – 20 gradë celcius në disa zona të caktuara.

Meteorologu amerikan Todd Craëford, thotë se pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të kaplohet nga të ftohtit eks-trem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *