Hapja e negociatave, zbythet Rama: Ja çfarë thotë para deputetëve

Është pothuajse 99 % e sigurt që negociata nuk do ketë. Kur ka mbetur një javë nga vendimi i i madh i Brukselit lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka përgatitur terrenin për një dështim të radhës.

Sido të jetë vendimi i Këshillit Europian, tha Rama, nuk ka lidhje fare me ato që ka bërë Shqipëria. Kryeministri tha se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor shikohet në radhë të parë në bazë të interesit që ka BE për to.

Rama: Vendimi i Këshillit Europian nuk ka lidhje fare, po fare me çfarë kemi bërë ne. Nuk mendoj se Finlanda qenka më tolerante ndaj krimit dhe korrupsionit se Holanda. Nuk mendoj se Austria qenka më pak e interesuar për të pasur zgjedhje më të mira në Shqipëri se Gjermania. Nuk mendoj se Suedia i paska sytë e mbyllur ndaj procesit në drejtësi dhe si bëka përshtypje mungesa e gjykatës Kushtetuese dhe kjo i bëka përshtypje Gjermanisë.Ajo që diskutohet brenda BE për zgjerimin është një debat brenda BE. Ashtu si nuk mendoj se Franca qenka më larg ndaj këndvështrimeve të saj se Gjermania.

Rama nënvizoi se pavarësisht mosdakordësisë për zgjerimin, kjo nuk do të thotë se Europa nuk na do ne apo Ballkanin Perëndimor.

Rama: Ne në këtë proces nuk humbasim, me rëndësi të çojmë përpara të gjithë punën në raport me adoptimin e legjislacionit.Të gjitha ato rekomandime, kërkesa apo kushte që janë shkruar në përfundimin e procesit pas fitores së PO në Bundestag për Shqipërinë nuk janë detyra që duhet ti bëjmë për hatër të Bundestagut, as ngarkesa për ne, por rekomadime që bëjnë më të mirë vendin tonë, institucionet tona, zgjedhjet, drejtësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *