Më në fund, Eduart Grishaj e pranon publikisht: Arbana Osmani është …

Pasditen e sotme regjisori Eduart Grishaj ka prezantuar për të gjithë publikun premierën e filmit të tij të shkurtër me titull ‘Gjyshja’.

Pjesëmarrës kanë qenë miq dhe bashkëpunëtoe të tij, ku nuk ka munguar as e dashura e tij, moderatorja Arbana Osmani.

E kur jemi tek kjo e fundit, gjatë fjalimit të mbajtur Eduarti teksa ka folur për njerëzit që e kanë frymëzuar, ka përmendur Arbanën.

‘E meqë ra llafi te njerëzit, unë e kam shkruar diku më përpara e do ta them edhe sonte, se nëse ka diçka nga frymëzohem unë nga talenti i saj, ajo është Arbana Osmani, u shpreh Grishaj.

Filmi “Gjyshja” i vendos ngjarjet në Malësinë e Madhe, aty rreth viteve ’80 dhe ndërtohet mbi historinë e një gruaje, vajza e të cilës mbetet shtatzënë nga një lidhje “e gabuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *